Kuzhina kosovare tradicionale është shumë e kërkuar nga të gjithë vizitoret e Kosoves, në veçanti përbehet nga bylmeti si qumështi, ajrani, kosi, kajmaku , djathi, pastaj përdoret shumë edhe perimet apo gjella me perime si fasula, orizi, speca domatja, qepa, lakra , trangujt etj.
Restorante të shumta ofrojnë ushqime tradicionale shqiptare ku mund të kombinohet mirë me ushqime moderne. Ushqimet Kosovare më të njohurat janë byreku, flia, qebab, suxhuk, speca të mbushura, qengji, fasulja, sarma, burnijat, pitja, tava dhe orizi.
Edhe turshit janë të njohura në kuzhinën Kosovare si specat, trangujt, domatet dhe lakra bëhen turshi. Turshia është një lloje konservimi i perimeve por e pemve të kryposura të mbyllura në tegulla ku do ruhen për një kohë ma të gjatë Kripë, piper i zi, piper i kuq dhe Vegeta janë gjithashtu popullore. Vera e bën Kosovën të njohur sot ku depërtuar gjithandej në tregjet ndërkombëtare është tradita ajo pjesa e shkëlqyer e prodhimit në pjesa jugore e vendit njihet për kultivimin me traditë, ku mijëra hektarë vreshta ofrojnë verë cilësore dhe me kualitet të lartë. Edhe kultivimi dhe përgatitja e troftës është një traditë tjetër në Kosovë. Me gjithë kuzhinën e pasur tradicionale, restorantet e shumta, kafenetë, bistrot dhe hotelet moderne ofrojnë llojllojshmëri të menyve ushqimore dhe pijeve nga vende dhe kultura të ndryshme të botës. Një tavë tradicionale që gatuhet me mish qengjit, patëllxhan, speca të gjelbër, qepë, domate dhe shërbehet e nxehtë është tava e Prizerenit. Shumica e sallatave bëhen shpejt dhe thjesht. Përbërësit e sallatës së zakonshme përfshijnë: domate, qepë, hudhër, piper, kastravec, patate, lakër, marule, karrotë dhe fasule. • Sallatë e gjelbërit- përbërësit,: tranguj , domate, qep dhe sallat • Tarator - një sallatë tradicionale e bërë me tranguj, hudhra dhe kos. Pjatë shumë popullore gjatë verës. • Sallatë me domate dhe kastravec • Sallatë Shope - një sallatë e thjeshtë e bërë me domate, kastravec, qepë dhe djathë të bardhë.